Paralajmërim për hakmarrje: Mossi reagon pas vrasjes në Ferizaj me fjalë të rënda për dorasit

Ka kohë prej kur publiku i gjërë është i njohur me faktin se Moss Della dhe Buta kanë rivalitet të ashpër viteve të fundit.

E dy reperët mes vete janë thumbuar gjatë me “diss-a” drejt njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Ata kanë përdorur tekstet e këngëve, ku edhe i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të “qëruar” hesapet mes tyre.

Në orët e para të së shtunës, Buta u rikthye në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë shkaku i tragjedisë ku mbeti i vrarë nga vëllai i tij, ish shoku i përbashkët i fëmijërisë.

Për këtë ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale rivali i tij, Mossi.

Duke kujtuar të ndjerin Gazmendin i njohur me nofkën Strella, Mossi thotë:

“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.

Ndër të tjera, Mossi thotë se njerëzit të cilët nuk kanë guxim, marrin në qafë.