Paraburgim për shoferin nga aksidentin tragjik para “City Mall”-it, ku vdiq 24-vjeçarja

Nga Gjykata Themelore Penale njoftojnë se pas deklaratave të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij, gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar rekomandimin e Prokurorisë dhe ka caktuar 30 ditë paraburgim për shoferin i cili mbrëmë në rrugën “Aradhet Partizane” goditi për vdekje një vajzë 24 vjeçare nga Radovishi, shkruan TV21

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike sot më herët kërkuan paraburgim për shkak të mundësive që i dyshuari të arratisjet, të ndikojë tek dëshmitarët ose për shkak të rrezikut për përsëritjen e veprës.