Paraburgim për njërin kosovar për plagosjen e birit të Sulejman Rexhepit

Ndaj rastit të plagosjes së birit të ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi detaje ka kumtuar edhe Prokuroria Publike.

Nga atje thonë, se njëri shtetas i Kosovës, i cili ishte arrestuar është liruar për shkak se nuk ka pasur fakte se ka qenë i përfshirë në plagosjen e Z.R., ndërkaq për tjetrin shtetas të Kosovës është kërkuar paraburgim.

“Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Shkupit duke vepruar ndaj njoftimit të dorëzuar, deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për shqiptim të paraburgim afatshkurtër prej 48-orësh kundër një personi, shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në njoftim më tej thuhet, se kjo masë është kërkuar që të sigurohen dëshmi për përfshirjen e këtij personi në rast.

“Propozimi i prokurorisë është pranuar dhe personit me vendim iu është shqiptuar paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh”, thuhet më tej, transmeton TV21.

Njoftojnë gjithashtu, se për shtetasin tjetër të Kosovës i cili poashtu ishte arrestuar si i përfshirë në rast nuk kërkohet masë e njëjtë, pasi i njëjti është liruar sepse nuk ka gjetur dëshmi.

Për të gjetur dëshmi ndaj të paraburgosurit, është realizua ekspertizë ndaj gëzhojave dhe armës, dhe pas dokumentimit të rastit, do të shqiptohen masat adekuate ndaj të njëjtit.

I biri i Sulejman Rexhepit ishte plagosur më 1 mars 2021, nga vetura “Golf” pa targa derisa ka qenë duke e ngasur veturën “Mercedes” në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit. I plagosuri që njëherit është edhe nëpunës policor, ka pësuar lëndime në këmbë./TV21