Paraburgim për mjeken nga Kumanova, mori ryshfet nga pacientët

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka shqiptuar masën e paraburgimit 8 ditor për mjeken e cila para dy ditësh u arrestua nën dyshimin se kishte marrë ryshfet nga pacientët. Prokuroria ka ngritur procedurë kundër saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se është arrestuar një mjeke nga Kumanova, nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.Bëhet fjalë për mjeken E.S. e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës.