Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 53-vjeçari nga Manastiri, pasi ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – grabitje, sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Duke marrë parasysh sjelljen e të dyshuarit dhe faktin se ai ka qenë i dënuar edhe më parë, prokurori publik vlerësoi se ekziston rrezik i lartë që ai ta përsërisë veprën ose të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale, prandaj i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake një propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
“Më 15 dhjetor, në një kazino në “Shirok Sokak”, me kërcënim se do të sulmonte me një mjet të rrezikshëm – sëpatë – jetën dhe trupin e një të dëmtuare, ai ka kërkuar që t’i ktheheshin paratë, përkatësisht 8.600 denarë, të cilat i kishte humbur duke luajtur në aparat të lojërave të fatit (slot). I nervozuar për shkak të parave të humbura, ai ka filluar të lëkundë sëpatën drejt të dëmtuarës, të cilën e kishte sjellë me vete dhe e kishte nxjerrë nga pjesa e poshtme e xhaketës. E frikësuar nga sjellja e të dyshuarit, ajo ka nxjerrë nga arka shumën prej 8.600 denarësh dhe ia ka dhënë, pas së cilës ai është larguar nga kazinoja”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.




