Jose Mourinho dyshohet se ka zhvilluar bisedime me një klub para se ai të shkarkohej nga Roma.
Periudha kaotike e 60-vjeçarit prej dy vitesh e gjysmë në Stadio Olimpico mori fund dy javë më parë.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMVElon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeriTransparency International: Përparimi në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, varet ng…Conte pranon të marrë detyrën e trajnerit të MilanitBanorja e Big Brother VIP Albania 3 thotë se ka qenë në lidhje me një artist të suksess…
Kontrata e tij me Romën ishte caktuar të përfundonte në fund të sezonit, por ata morën vendimin për ta ndërprerë atë herët.
Kjo rezultoi që ai të merrte një pagesë prej pesë milionë eurosh pasi u shkarkua, duke i çuar të ardhurat e Mourinhos në karrierë nga shkarkimet në 95 milionë euro.
Trajneri portugez fitoi Ligën e Konferencës së Evropës në sezonin e tij të parë me Romën, por ai pati vështirësi në Serie A.
Ata përfunduan të gjashtit në dy sezonet e tij të plota në krye dhe ishin në vend të nëntë kur ai u largua dhe u zëvendësua nga legjenda e klubit Daniele De Rossi si trajner i ri.
Daily Mirror raporton se Mourinho gjithmonë do të largohej nga Roma këtë vit dhe tashmë kishte zhvilluar bisedime për një punë tjetër.
Ata deklarojnë se ai “kishte qenë në diskutime për t’u bashkuar me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Qadsiah”.
Ata janë aktualisht në krye të Ligës së Kategorisë së Parë të Arabisë Saudite, një nivel më poshtë se Liga Saudite Pro.