Para Qeverisë së Prishtinës vendosen posterët në përkrahje të Trumpit dhe Grenellit

Javën e kaluar Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një mandat të dytë joradhazi.

Ndërkaq sonte dikush ka ardhur me idenë që t’i vendosë disa posterë në qendër të Prishtinës, gjegjësisht afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këta posterë shfaqin Trumpin dhe ish-emisarit Richard Grenell, me sloganin e këtij të parit, por i përshtatur në shqip: Le ta bëjmë Kosovën sërish shumë të mirë.