Paqe apo luftë? Rusët niset drejt Bjellorusisë për raundin e dytë të bisedimeve me ukrainasit

Sot mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, ndërsa luftimet janë në ditën e shtatë, qëkur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e paprovokuar.

Zyrtarët rusë janë rrugës për bisedimet me ukrainasit, sipas agjencisë së lajmeve Belta në Bjellorusi. Raundi i parë i bisedimeve u mbajt gjatë kësaj jave sërish në Bjelllorusi, por pa ndonjë rezultat konkret.

Ukraina ka thënë se shpreson se bisedimet mund të vendosin një armëpushim dhe tërheqjen e forcave të saj nga Rusia.

Megjithatë, korrespondentja e Skay News nga Moska Diana Magnay thotë se Rusia po tregon gatishmëri për t’u përfshirë në bisedime thjesht për “qëllime kozmetike”.

Ajo shton se “nuk mund të shohë një mënyrë që Putini të tërhiqet në këtë fazë” dhe Rusia po i bën kërkesa joreale Ukrainës. g.v/abcnews.al