Papunësia në Amerikë, në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit

Niveli i papunësisë është ulur në 3,5%, niveli më i ulët në 50 vite, ndërkohë që analistët kishin parashikuar një stabilizim prej 3,6%.

Administrata amerikane ka rishikuar në rritje të dhënat e muajit dhjetor duke vlerësuar se ishin krijuar rreth 273 000 vende të reja pune nga 225 000 të njoftuara më parë.