Papajoanu: Bisedimet të sinqerta, konstruktive dhe të hapura me Osmanin

Ishte diskutim shumë konstruktiv, bisedë e hapur ku në tryezë ishin vendosur çështje në klimë konstruktive dhe miqësore, tha zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Papajoanu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina për vlerësimin e vizitës së javës së kaluar dhe takimeve të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në Greqi.

Duke folur konkretisht për bisedimet e Bujar Osmanit me homologun e tij grek Nikos Dendias, zëdhënësi i MPJ-së greke theksoi se “takimi ishte në klimë pozitive dhe konstruktive, me diskutim shumë të sinqertë midis dy ministrave”.

Papajoanu sqaroi se nga pala greke janë ngritur të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale, temat lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera, çështjet e implementimit të Marrëveshjes së Prespës si edhe perspektivën evropianë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa në rastin konkret të Maqedonisë së Veriut.

“Ne sërish e shprehëm mbështetjen tonë për këtë perspektivë, në bazë të plotësimit të kushteve, ku gjithsesi theksuam se jemi të gatshëm të ndihmojmë, përmes ndihmës teknike. Patën edhe diskutim të shkurtër edhe për çështjen e vaksinimit, ku ne në kuadër të Bashkimit Evropian e kemi ngritur këtë çështje për atë se sa Bashkimi Evropian mund të ndërmjetësojë për furnizimin e shpejtë me vaksinat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ishte diskutim shumë konstruktiv, bisedë e hapur ku në tryezë ishin vënë të gjitha çështjet në klimë konstruktive ose miqësore”, tha Papajoanu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët.