Papa u bëri thirrje të krishterëve në botë të luten për të sëmurit

Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, sot u bëri thirrje të krishterëve në të gjithë botën të luten së bashku për të sëmurët nga Kovid-19 dhe punonjësit e mjekësorë që kujdesen për ta.

Në lutjen në Vatikan, Papa kërkoi mëshirën e Zotit gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Lutja u mbajt në 25 vjetorin e një dokumenti historik në të cilin Vatikani e konfirmoi paprekshmërinë e jetës njerëzore nga ngjizja deri tek vdekja natyrore, njoftojnë mediat botërore. Dokumenti shihet si një afirmim i fortë i mësimit në kishë që është kundër abortit dhe eutanazisë.

Papa tha se është e nevojshme që ky mësim “përsëri të rinovohet në kontekstin e një pandemie që kërcënon jetën e njeriut dhe ekonominë globale”.