Papa përsërit thirrjen për armëpushim të Pashkëve në Ukrainë

Papa Françesku ka apeluar sërish për një armëpushim në Ukrainë gjatë fundjavës së Pashkëve ortodokse, për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur.

“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar”, tha udhëheqësi i Kishës Katolike Romake ndërsa flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës fluturonte mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

“Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët dëgjojmë më shumë zhurmën vrastare të armëve sesa atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen e Krishtit”, përcjell Klankosova.tv

“Unë përsëris apelin për një armëpushim të Pashkëve, shenja më e vogël e prekshme e një gatishmërie për paqe”, u lut ai.