Papa Françesku reagoi ashpër ndaj gruas që nuk ia lëshoi dorën

Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku, gjatë aktiviteteve të Vitit të Ri në sheshin Shën Pjetri në Vatikan e goditi në dorë një grua që kapi dhe nuk e lëshonte dorën e tij.

Sipas CNN, Papa në kuadër të aktiviteteve të vitit të ri, përshëndeti njerëzit dhe me disa shtrëngoi duart në sheshin Shën Pjetri.

Pasi i përshëndeti të pranishmit, derisa vazhdonte të ecte, një grua e kapi në dorë, e tërhoqi dhe nuk e lëshonte, me çka papa me dorën tjetër e goditi dorën e gruas.

Në pamjet e publikuara mund të shihet se si gruaja habitet pas reagimit të ashpër të papës.