Ministri i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz, njoftoi se ka filluar transportimi i gazit drejt Jordanisë nga fushat izraelite të gazit Leviathan në Detin Mesdhe.
Steinitz, i cili foli për gazetën izraelite Yedioth Ahronoth, tha se transportimi i gazit natyror nga fusha Leviathan në drejtim të Jordanisë ka nisur dhe se vendi i tij për herë të parë është bërë vend eksportues i energjisë.
Ai potencoi se edhe drejt Egjiptit do të nisin nga e njëjta fushë të transportojnë gaz natyror brenda 7-10 ditëve.
Qeveria jordaneze në shtator të vitit 2016 kishte nënshkruar një marrëveshje që përfshin marrjen e gazit natyror prej 45 miliardë metrave kub nga Izraeli për 15 vite.
Marrëveshja shkaktoi protesta në vend, ndërsa administrata e Jordanisë në vitin 2018 kishte filluar vendosjen e tubacionit.
Në fushat më të mëdha të gazit natyror të Izraelit në Mesdhe, Leviathan dhe Tamar, mendohet se gjendet një rezervë prej rreth 800 miliardë metrave kub.