Papa Françesku tha se ishte “e bukur” mënyra se si njerëzit u mblodhën për të mbështetur përpjekjet për të shpëtuar një djalë pesëvjeçar të bllokuar në një pus në Marok.
Pesëvjeçari Rayan Awram u nxor nga pusi pa shenja jete, pasi mbeti i bllokuar për katër ditë.
Duke folur në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku lavdëroi popullin maroken për “gatishmërinë e të gjithëve” në përpjekjen për ta shpëtuar atë.
“Ne jemi mësuar të shohim, lexojmë në media, kaq shumë gjëra të shëmtuara, lajme të shëmtuara, aksidente, vrasje”, tha Papa.
“Njerëzit u ngjitën së bashku, si një e tërë, për të shpëtuar Rayan, ata punuan së bashku për të shpëtuar një fëmijë”, shtoi ai.
“Shpëtuesit u përpoqën shumë, por për fat të keq nuk ia dolën, por ky ishte një shembull”, transmeton Klankosova.tv.
Rayan ra në pus në Ighran, në provincën Chefchaouen, më 1 shkurt dhe përpjekjet për ta shpëtuar atë u bënë tituj në mbarë botën, shkruan Sky News.