Papa Françesku deri në fund të vitit 2020 nuk do të udhëtojë jashtë vendit

Papa Françesku këtë vit nuk planifikon që të udhëtojë jashtë vendit, bëri të ditur Selia e Shenjtë, duke bërë të ditur se pandemia e virusit korona është rrezik shumë i madh për shëndetin e tij.

Programi i papës për udhëtim edhe ashtu ishte gati i zbrazët, sepse para goditjes nga pandemia në Itali ishte planifikuar vetëm një udhëtim i tij zyrtar, në ishullin e Mesdheut Malta, që ishte caktuar për në fund të majit, por më vonë ishte anuluar.

Papa Françesku (83) ka ftesa zyrtare që t’i vizitojë Irakun, Qipron, Indonezinë dhe Malin e Zi, ndërsa, gjithashtu, ai vetë shfaqi dëshirë që ta vizitojë Sudanin Jugor, ku personalisht ndërmjetësonte në procesin paqësor për përfundimin e luftës qytetare.

Njeriu i parë i zyrës për lidhje të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni, deklaroi se asnjë nga këto vizita nuk do të realizohet në të ardhmen e afërt sepse “I ati i shenjtë këtë vit nuk planifikon udhëtime”./MIA