Ish deputeti Mihail Panovski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se nuk beson se breda gjashtë muajve mund të zgjidhet kontesti me Bullgarinë.
Sipas tij, tani është e rëndësishme që të fillojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira.
“Ngadalë të ndërtojmë besim, mendoj se në një të ardhme të afërt do të arrijmë atë që aq e dëshirojmë, fillimin e negociatave dhe konferencën e parë me BE-në”, tha Panovski.