Panovski: Kah 20 prilli do të kemi pikun me mbi 60 të vdekur në ditë

Numri i të vdekurve e ndjek numrin e të infektuarve të rinj dhe të hospitalizuar. Kah data 20 i muajit prill do të kemi pik edhe me mbi 60 të vdekur në ditë. Kështu ka deklaruar mjeku Nikolla Panovski në një intervistë për Sitell.

“Numri i rasteve të vdekjeve vonon dy javë në lidhje me numrin e të infektuarve të rinj dhe të hospitalizuar me koronavirus”, ka thënë Panovski.

Ai tha se njerëzit në moshën 30-40 vjeçare më së paku ruhen dhe në periudhën e fundit me vetëdije infektohen. /SHENJA/