Panik në radhët e UÇK-së: “A do dijë të na mbrojë Abaz Xhuka në Hagë, a do na marë në qafë”?

“A do ta na mbrojë Abaz Xhuka neve si UÇK, apo më shumë do e mbrojë vetveten si Hashim Thaqi?”. Te një pjesë mjaft e gjerë e strukturave udhëheqëse të ish UÇK-së së Kosovës po qarkullon kjo dilemë, por është prezente edhe frika nëse kryetari i partisë BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, do të dijë të mbrojë si duhet vlerat dhe luftën e UÇK-së në Hagë, ku është ftuar si dëshmitar nga ana e Gjykatës Speciale.
“Si ish luftarë dhe si shoqni mendojmë se Hashim Thaqi nuk na ka mbrojtur si duhet, më shumë e ka mbrojtur vetveten. Kemi frikë çfarë paraqitje do të ketë Abaz Xhuka, se edhe aj goxha moti është në pushtet e politikë, si ky i joni, Hashim Thaqi. Vazhdimi i mëtejmë i proceseve gjyqësore do të tregojnë rezultatet e dëshmive të tyre. Ishalla nuk na merr në qafë”, kanë thënë një grup bashkëluftëtarësh nga Kosova.

Lajmi për thirrjen e Ali Ahmetit (i njohur si Abaz Xhuka) në Hagë është paraqitur gjatë ditës së djeshme, kurse në mbrëmje e ka konfirmuar edhe vetë Ahmeti.
“Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.
Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.
Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, ka njoftuar dje Ahmeti përmes Facebookut./time-ks