Panik në Greqi, Selaniku tronidtet nga tërmeti me magnitudë 5.2

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur zonën e Hlkidhikisë, Selanikun dhe thuajse gjithë Greqinë veriore.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës , bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5.2 ballë që ka ndodhur në orën 19:05 minuta të pasdites të së dielës.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 12 kilometra në jugperëndim të zonës detare të Nea Moudania, në Halkidiki, ndërsa thellësia ishte në vetëm 15.9 kilometra, ndaj dhe është ndjerë jashtë mase.

Lëkundja kryesore deri tani u pasua nga dy tërmete të tjera më të vogla, të cilët u ndjenë edhe në disa zona të tjera pranë Selanikut.

Konkretisht, një lëkundje ka pasur në orën 19:07 me magnitudë 4.2 dhe një tjetër 2.8 në orën 19:12.

Deri tani nuk ka referime për dëme në njerëz apo në materiale, por dëshmi të qytetarëve tregojnë se ka shkaktuar panik sidomos në banorët e kateve të larta.

 

 

Top Channel