“Ky është Maliq Sheholli, babai i Fatmir Shehollit, i cili u vra më 9 janar të vitit 1997
Vrasjen e tij e mori përsipër Ushtria Çlirimtare e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar më 12 janar të atij viti.
Në komunikatën numër 28 të lëshuar nga UÇK-ja, bëhej e ditur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte arritur të vriste dy shqiptarë. Të dy dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin e dhunshëm të Millosheviqit.
Vrasja e parë ishte kryer më 26 dhjetor të vitit 1996. Cak i sulmit ishte Fadil Bellopoja.
Ndërsa, vrasja e dytë ishte kryer më 9 janar, sipas UÇK-së. Viktimë ishte Maliq Sheholli.
“Më 26 dhjetor 1996 dhe më 9 janar 1997 në zonën operative numër 1 njësitë tona të armatosura kryen dy atentate kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit serb në Kosovë”, thuhej në komunikatën e lëshuar më 12 janar 1997.
Në komunikatën nr. 28 të UÇK-së, Sheholli përshkruhej si “bashkëpunëtor i vjetër i UDB-së” dhe pjesëmarrës në varrimin e antishqiptarit dhe kriminelit serb Millosh Nikoliq.”
* Status facebook’u i gazetarit të “Dukagjini Tv”Ermal Panduri



