Nëse migrimi masiv e përgjysmon numrin e dasmave, pandemia me Kovid-19 në Dibër i ka sjell ato në minimum.
Siç konfirmon Afërdita Shahini, referente për lidhjet e kurorëzimit në Dibër, në tre muajt e fundit në librin amë të kurorëzimit janë regjistruar vetëm tre çifte të kurorëzuara në qytet.
“Në mars, prill dhe maj kemi vetëm nga një martesë, ndërsa së bashku me dy muajt e mëparshëm, pra janar dhe shkurt, ‘po’ fatit në vendin tonë u thanë nga 22 çifte të kurorëzuara. Nëse e krahasojmë këtë numër me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ka pasur 46, është pothuajse gjysma e numrit”, thotë Shahini, duke shtuar se këto janë të dhëna vetëm për kurorëzimet e lidhura në qytet.
Ajo shtoi se nëse situata me Kovid-19 vazhdon, numri i martesave do të jetë shumë më i ulët në krahasim me vitet tjera.
Kjo për faktin se të rinjtë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit vijnë në qytetin e tyre të lindjes gjatë verës, kanë dasma dhe regjistrohen këtu në librin amë të kurorëzimeve.
Vitin e kaluar, në Dibër u realizuan 125 martesa, që është pothuaj dy herë më pak se numri i martesave të regjistruara para pothuaj një dekade më parë.
Në këtë qytet, dasmat fillojnë tradicionalisht në maj, kur mbërrijnë kryesisht njerëzit tanë nga SHBA-ja, ku ka mbi 16 mijë dibranë, dhe festimet më masive të vendit zhvillohen në korrik dhe gusht, kur në atdheun e tyre qëndrojnë edhe ata, për të cilët atdheu i dytë është një nga vendet perëndimore evropiane, ku ka rreth shtatë mijë dibranë.