Pandemia e të pavaksinuarve

Shkruan: Albina Hyseni

Nëse situata nuk mbahen nën kontroll, varianti delta mund të pësojë mutacione të reja, që mund t’i bëjnë vaksinat joefektive.

Si transmetohet Koronavirus i ri nga një person tek tjetri?

Koronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

pështymës, kollitjes dhe teshtitjes

kontakteve personale të drejtpërdrejta

duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë

në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.

Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.

Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.

Si mund të përhapet infeksioni nga Koronavirus i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?

Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithse ëshë kjo munësi ekziston.

Andaj thërisni mendjës sepse vjeshta është edhe pak afër dhe mos zgjidhni cila është vaksina më e mirë por vetëm ato te cilat janë te nënshkruar. lincencuara nga OBSH. Poshtu shteti duhet te ket adnimistratën antikovid më te shpalosur, bindëse me të vërteta që populli të jetë më i qartë rreth gjith kësaj që mos vie deri te më e keqja por edhe individualisht çdo qytetar tani më duhet ta kuptoj para se te jetë tepër vonë, prandaj dhe po e quaj pandemia e të pa vaksinuarve.