Pandemia COVID-19 çimentoi lidhjet e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Shkruan Olivér Várhelyi, Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim

Në muajin maj, kryqyteti kroat Zagreb duhej të jetë nikoqir i samitit të Bashikimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor ku mes tjerash liderët duhej të miratojnë një plan ekonomik dhe plan investimesh për rajonin. Ky plan është një nga tre shtyllat e afrimit të Komisionit Evropian me zhvillimet në rajon, për të kompletuar dy shtyllat e para: metodologjinë e reviduar për zgjerimin e BE-së, të cilën Komisioni e parashtroi në Shkurt për të rikthyer kredibilitetin e njërës prej politikave mëtë rëndësishme të BE-së, dhe vendimit për të hapur negociata qasëse me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të miratuar nga liderët e BE-së në Mars, bashkë me metodologjinë e reviduar. Pandemia e COVID-19 nuk e dështoi këtë plan të përgatitur me kujdes: ajo nuk ndryshoi qëllimin ambicien e as vendosmërinë tonë.

Kjo mund të ndodhte shumë lehtë: pandemia e goditi fuqishëm Bashkimin Evropian dhe mbarë kontinentin dhe shkaktoi humbje të paparamendueshme të jetëve. Komisioni mori masa të jashtëzakonshme për të mbështetur dhe përkrahur vendet anëtare për kontroll të krizës, për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur sistemin shëndetësor dhe për të zbutur impaktin socio-ekonomik.

Por njëkohësisht Komisioni e bëri të qartë se pandemia mund të mposhtet vetëm përmes aksionit global dhe përmes bashkëpunimit me partnerët. Kjo askund nuk ishte më e qartë se në Balkanin Perëndimor, rajon në zemër të Evropës dhe i tëri i rrethuar me vende anëtare të BE-së. Ballkani Perëndimor ishte rajoni i parë ku kjo mënyrë e të menduarit u bë edhe veprim.

Pas ditëvetë vështira fillestare, Komisioni ndërmori masa konkrete që në pjesën e dytë të marsit për të siguruar të gjithë partnerët në rajon- Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Masat përfshinë përkrahje të nevojave emergjente si dhe përmirësimin ekonomik, dhe financiarisht tani ato janë të përcjellura me grante dhe kredi në vlerë prej 3.3 miliardë eurove. Ky solidaritet i paparë nuk mbaroi me kaq: duke u dhënë perspektivë evropiane, BE e trajton Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar duke u mundësuar atyre qasje te shumë iniciativa dhe instrumente që dedikohen për vendet anëtare.

Ne u kemi bë apel qeverive t’i bashkangjiten marrëveshjes së prokurimit për pajsisje mjekësore, lehtësuam autorizimet për eksport, deri sa linjat e gjelbra për të lehtësuar transportin e produkteve u zgjeruan deri në kufijt e rajonit dhe brenda tyre. Rajoni është lidhur me organizmat relevante shëndetësore te BE-së dhe vendet negociuese do të mund të përfitojnë nga fondi solidar i BE-së. Njëkohësisht, BE përshëndet përkrahjen që ka pranuar prej partnerëve nga Ballkani Perëndimorë me personel dhe pajisje mjekësore. Samiti i Zagrebit tani u mbajt si video takim, por megjithatë u mbajt. Jemi futur në këtë krizë bashkë dhe duhet bashkë të dalim prej saj. Ne do ta përkrahim rikuperimin ekonomik të rajonit, gjë që njëkohësisht do të sjellë partnerët më afër BE-së. Ekonomitë tona janë të integruara afër, dhe planet ekonomike dhe investuese tani në pjesën e dytë të këtij viti do të jenë edhe më të rëndësishme. Qëllimi do të jetë të nxitet rikuperimi afatgjatë, modernizimi i ekonomisë, të përforcohet rritja, të mbështeten reformat e nevojshme në rrugën evropiane, pastaj të fillojë mbyllja e vakumit zhvillimor dhe të sjellim më shpejtë benefitet për qytetarët, Plani do të fokusohet në lidhshmëri, veçanërisht në transport dhe energji, dhe në ekonomi që punon për njerëzit, poashtu përmes transformimit digjital dhe të gjelbër. Javët dhe muajt e ardhshëm, rajoni mund të inspirojë këtë plan duke propozuar plane dhe ide konkrete, dhe duke bashkëpunuar prej së afërmi.
Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me të vërtetë do të jenë çelësi për rikuperim ekonomik. Pastaj do të vazhdojnë edhe reformat, që do të thotë jo vetëm miratimi i legjislacionit, por zbatimi aktual i masave të marra.
Fokusi në shtetin ligjor, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike duhet të vazhdojë. Bashkë do ta tejkalojmë këtë krizë dhe do të dalimmë të fortë prej saj: pandemia COVID-19 e konfirmoi qartë që ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Ne kemi bë hapa të rëndësishëm këtë vit, përkundër pandemisë, dhe duhet të vazhdojmë të ndërtojmë mbi ato hapa për një kontinent vërtetë të bashkaur Evropian.