Njerëz nëpër rrugë që bërtasin, makina të dëmtuara, kaos. Kjo është situata në qytetin e Elazig në Turqi që ishte epiqendra e një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë lindore mbrëmjen e sotme.
Në rrjete sociale janë publikuar videot e para ku duket paniku i madh që ka kapluar banorët.
“Tërmeti ishte shumë i fortë. Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan dikush në Twitter, teksa poston një video brenda një shtëpie si lëkundet nga tërmeti.
Dikush tjetër lutet teksa lëkundjet vazhdojnë.
Elazığ/Sivrice’deki deprem sonrası durum pic.twitter.com/w5ku80l0Pe
— Turkish Market (@kamerknc) January 24, 2020