Pamje të rralla të familjes së Adem Jasharit, vetëm 3 javë para së të sulmohej nga Serbia

27 janar 1998, këto janë pamjet e sulmit të parë të serbëve ndaj familjes Jashari. Në çdo vend shihen vrima të mbetura të plumbave por e gjithë familja Jashari, shpëtuan nga sulmi”, kështu e fillon rrëfimin televizioni zviceran SRF.

Në të shihet Hamza Jashari, i cili flet për represionin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shaban Jashari, babai i Heroit Adem Jasari, në odën e tij flet pa frikë dhe i vendosur për të luftuar.

Në video shihet nëna e Adem Jsharit dhe pjesëtarë të tjerë të familjes që sot nuk jetojnë më.

I vetmi personalitet në odën e Jasharëve, shihet profesori i shquar Zekeria Cana, i cili në atë kohë ishte zyrtar i LDK-së.

Në kullën e Jasharëve, shihet armatim i madh që posedonte Familja Legjendare, shkruan FMimages.net.