Pamje të reja nga shkatërrimet në Stamboll: 4 të vdekur dhe 19 të plagosur

“Katër persona duke përfshirë edhe një të huaj kanë vdekur dhe 19 nga bashkëqytetarët tanë janë plagosur. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratë ku citohet një raport i agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, raporton abcnews.al.

 

Në pamjet e publikuara në agjencinë e lajmeve turke “DHA” duken dy burra dhe një karrocë fëmijës nën rrënojat e një kantieri që të japin idenë sikur ka ndodhur ndonjë shpërthim.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të jenë të kujdesshëm përballë rrezikut.