Në internet është publikuar një video e re, ku kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, shihet i plagosur duke u bartur nga truprojat.
Ai futet shpejt një veturën zyrtare të tipit Audi A8, e cila niset me shpejtësi për në spital.
Pak metra më tutje, shumë policë i vihen sipër një personi të dyshuar për sulmin, duke e arrestuar menjëherë.
Incidenti ndodhi në qytezën Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratisllavë, sipas televizionit TA3.
Ky televizion tha se një i dyshuar është arrestuar.
Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua para një ndërtese në qytezën Handlova, ku ishte zhvilluar një takim qeveritar.