Pamje të frikshme nga Kili – eksplodoi një kamion me gaz të lëngshëm, të paktën 4 të vdekur

Pamje e frikshme nga Kili – eksplodoi një kamion me gaz të lëngshëm, shkaktoi dëme deri në 200 metra perimetër.

Kamioni që po transportonte gaz të lëngshëm shpërtheu në një autostradë në Santiago të Kilit.

Ky incident tragjik la të paktën katër persona të vdekur dhe 17 të lënduar.

Një nga viktimat ishte edhe shoferi i kamionit, i cili sipas raporteve kishte humbur kontrollin e mjetit para përplasjes.

Eksplozioni i fuqishëm krijoi një re të madhe tymi, dhe shqipja e goditjes u ndje në një rreze prej 150 deri në 200 metrash. Brenda kësaj zone u dëmtuan të paktën 50 automjete.