Pamje të frikshme, Kalimashi kaplohet nga zjarri (FOTO)

Shqipëria tash e disa ditë është duke u përballur me vatra të shumta zjarri nga veriu e deri në jug.

Në disa pamje malet mbi tunelin e Kalimashit shihen se janë kapuar nga flakët, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve nga Kosova janë nisur trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikës.