Pamje që dëshmojnë rritjen e partneritetit të FSK-së dhe ushtrisë amerikane

Pamjet, të publikuara fillimisht nga Garda Kombëtare të Iowa-s, janë shpërndarë nga Ambasada Amerikane të shoqëruara ku ndër të tjera thuhet se partneriteti me FSK-në po vazhdon të rritet.

“Partneriteti midis SHBA-ve dhe FSK-së vazhdon të rritet pasi anëtarët, të cilët përfunduan trajnimin në Mars dhe presin për fluturime në Kosovë, vazhdojnë të punojnë në automjetet e SHBA-ve dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare të Iowa-s për të reaguar ndaj COVID-19. Ndërsa FSK vazhdon tranzicionin e tyre dhe zhvillon Gardën e tyre Kombëtare, mbështetja për autoritetet civile dhe operacionet e ndihmës humanitare do të jenë esenciale. Shihni mekanikën nga Iowa dhe FSK meqë ato zhvillojnë praktika të qëndrueshme ndërvepruese, besojnë në aftësitë e njëri-tjetrit dhe një miqësi të gjatë të kësaj kohe sfiduese. #TogetherWeCan defeat COVID-19”, thuhet në shkrimin e Ambasadës Amerikane.