Pamje nga vendi ku planifikohej mbledhja e dy qeverive

Në Bibliotekën e qytetit në Gjakovë me fillim prej orës 11:00 këtë të mërkurë ishte paraparë mbërritja e delegacionit të Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës. Por vetëm një ditë para mbledhjes së planifikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar pjesëmarrjen e kabinetit të tij në mbledhjen e dy qeverive.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të martën mbrëma, kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “mospërshtatje me rrethanat e reja të krijuara”.

KOHA po qëndron në Gjakovë në hapësirat ku është paraparë të mbahej mbledhja.

“Të përbashkuar në Gjakovë” ishte motoja e mbledhjes së nëntë.

Fotot nga vendi ku planifikohej të mbahej mbledhja e qeverive.