Komanda Rajonale e KFOR-it, Kompania Alfa Perëndimore ka kryer praktika të gjuajtjes së zjarrit me mjete të blinduara luftarake (AFV).
Sipas një postimi në Facebook, thuhet se gjatë ushtrimit ata kryejnë qitje statike dhe lëvizëse.
“Aftësia për të manovruar, nën armatim në mënyrë efektive, është një aftësi thelbësore që u mundëson njësive të KFOR-it të sigurojnë një mjedis të sigurt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/