Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari, duke goditur rajonin e Burgasit, ku mes zonave të prekura ishte edhe fshati turistik Elenite.
Sipas, Alexander Dzhartov, i cili është kryekomisioner për Siguri dhe zjarre, banorët e Elenite kanë qenë të paralajmëruar për shirat por intensiteti erdhi papritur.
“Gjatë 24 orëve të fundit, kemi punuar në mbi 400 sinjale. 340 prej tyre lidheshin me reagimin ndaj kushteve të këqija të motit. Kryesisht bëhej fjalë për heqjen e objekteve dhe pemëve të rrezikshme që kishin rënë. Çdo gjë tjetër lidhej me evakuimin, kullimin dhe sigurimin e ndërtesave”, tha Dzhartov.

Sipas tij qindra persona janë evakuuar e akomoduar në objekte komunale dhe do t’u sigurohet ujë e ushqim.
Sipas Dzhartov, dëmi material ende nuk është vlerësuar, por është i konsiderueshëm. Derisa deri më tani zyrtarisht nuk ka viktima nga përmbytja.
Pamjet që janë publikuar në X nga shirat masive në Elenite, i sjell Klankosova.tv si në vijim:
Massive flooding due to heavy rainfall in Elenite, Burgas Province – Bulgaria pic.twitter.com/n0Rfm8hCS0
— Dobreanu C. Bogdan (@BogdanDc) October 3, 2025
Elenite Bulgaristan. pic.twitter.com/sZ7pDqsOQG
— nurie deniz memoglu (@denizmemoglu) October 3, 2025