Pamje nga festa e ditëlindjes së Nora Istrefit

Nora Istrefi, këngëtarja e njohur shqiptare ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Familjarë, miq dhe fansa të shumtë e uruan Norën me rastin e ditëlindjes.

Ndërsa këngëtarja me këtë rast ka organizuar një ndejë me miqtë e familjarët.

Në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë disa fotografi nga festa, ku shihen dhe shumë fytyra publike.

Po ashtu ajo se çfarë ka rënë më shumë në sy ishte veshja e artistes.

E njëjta përzgjodhi një fustan të zi transparent e mjaft të hapur në pjesën e gjoksit.

Kujtojmë se Nora në anën tjetër vetëm pak ditë më parë është rikthyer me projektin e ri muzikor të quajtur “Më mungon”.