Pamje katastrofike, shikoni pasojat shkatërrimtare të tërmetit në Turqi (VIDEO)

Lëkundjet e forta të tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes (24 janar) ka sjellë pasoja shkatërrimtare në qytetin e Elazig si dhe në pjesë të tjera të rajonit Sivrice.

5 ndërtesa janë shembur plotësisht dhe dhjetëra të tjera kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e regjistruara të godinave të shembura ku ende vazhdojnë operacionet e shpëtim-kërkimit për persona të bllokuar nën rrënoja.

Deri më tani raportohen 21 viktima dhe mbi 1030 të plagosur të cilët ndodhen në spital për të marrë mjekim.

Autoritetet bëjnë me dije se 30 persona ndodhen ende nën rrënoja.