Pakistanezi arrestohet në fshatin Llojan për shkak të vjedhjes dhe posedimit të marihuanës

Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale vjedhje, por edhe për shkak të posedimit të marihuanës, dje në regjionin e fshatit Llojan, Komuna e Likovës, është arrestuar një emigrant, shtetas i Pakistanit, transmeton Almakos.

“Me 20.06.2021 në ora 06.00 nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Sopot, në regjionin e fshatit Llojan, tek vendi i quajtur “Uji” janë gjetur katër persona, emigrant nga Pakistani, ku A.S.(20) nga Pakistani është arrestuar, pasi që tek ai është gjetur marihuanë si dhe për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale ‘vjedhje’”, informuan nga MPB-ja.

Ashtu si sqaruan nga policia, A.S. është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Personat tjerë janë dërguar në Qendrën transitore në Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme.