Pakistan, dhjetëra të vdekur në një aksident rrugor

Të paktën 27 persona e kanë humbur jetën ndërsa mbi 40 janë lënduar teksa një autobus pasagjerësh u përplas sot në mëngjes me një rimorkio në verilindje të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autobusi i pasagjerëve ishte në rrugën e tij nga Sialkot për në Dera Ghazi Khan kur u përplas me rimorkion afër Taunsa By-Pass, tha një zyrtar shpëtimi për AA.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital aty pranë, shtoi ai.

Pakistani ka një histori të gjatë të aksidenteve hekurudhore dhe autobusëve, kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së standardeve të sigurisë.​​​​​​​