Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dalë publikisht për të frenuar pakënaqësitë në rritje brenda Partisë Laburiste, pasi rezultatet zhgënjyese në zgjedhjet lokale të javës së kaluar kanë shtuar presionin ndaj udhëheqjes së tij. Humbjet, të cilat konsiderohen ndër më të dobëtat për laburistët në dekada, kanë nxitur kritika dhe dyshime nga një numër në rritje deputetësh të partisë.
Në një deklaratë të fortë, Starmer pranoi zhgënjimin e qytetarëve me gjendjen politike dhe ekonomike në Britaninë e Madhe, si edhe pakënaqësitë personale ndaj tij, por theksoi se është i vendosur të dëshmojë se kritikët gabohen. Ai mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët elektoral, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë për partinë, ndërsa premtoi se Laburistët do të analizojnë gabimet dhe do të rikthehen më të fortë në përballjet e ardhshme politike.
Starmer paralajmëroi gjithashtu se Britania ndodhet përballë një momenti të rrezikshëm politik, duke theksuar se dështimi i Laburistëve për të ofruar alternativën e premtuar mund ta çojë vendin drejt një periudhe edhe më të errët. Ai riafirmoi angazhimin për të sjellë ndryshimin që ka premtuar, me synimin për të ndërtuar një Britani më të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme.
© SYRI.net



