Pak pas ndarjes nga Lucy Boynton, Rami Malek konfirmon romancën e re me Emma Corrin

Rami Malek ka konfirmuar lidhjen e tij me Emma Corrin të “The Crown”, teksa ata u panë duke u puthur këtë javë, një muaj pasi u fotografuan së bashku.

Sipas The Sun, fituesi i “Oscar”, 42 vjeç, dhe ylli i Netflix, 27 vjeçare, e cila identifikohet si jo-binare, kanë shijuar një varg takimesh pas ndarjes së tij nga Lucy Boynton, 29 vjeçare.

Të mërkurën, çiftit ‘dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund t’i shihte’, ndërsa po hanin drekë në restorantin Buoy and Oyster në Margate, Kent.

Foto: Eroteme.co.uk

Në një foto, Ema dhe Rami shihen të ulur së bashku në një tavolinë duke shijuar menynë.

“Ata ishin shumë ta pasionuar dhe shikonin në sy njëri-tjetrin. Ata putheshin dhe dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund t’i shihte”, tha një dëshmitar okular.

Foto: Shutterstock

“Rami dhe Ema thjesht dukeshin të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk i kushtonin vëmendje askujt tjetër”, shtoi burimi.

Të njëjtit u panë bashkë për herë të parë në koncertin e Bruce Springsteen në BST Hyde Park në Londër më 8 korrik.

Foto: Getty Images

Kjo vjen pas raportimeve se ylli i “No Time To Die” dhe aktorja ishin ndarë pas më shumë se pesë vitesh së bashku. 

Foto: Shutterstock