Skuadra e Arsenalit sonte e ka testin më të vështirë në luftë për titullin e Premier League. Djelmoshat e Mikel Artetas luajnë ndaj Manchester Cityt në ‘Emirates’.
Lajmet e fundit janë jo të mira për tifozët ‘Topçinjë’, pasi ylli i skuadrës, Thomas Party pritet të mungoj në ndeshjen e sotshme, shkruan Lajmi.net
Sipas “The Athletic” lojtari pësoi një dëmtim që do ta lë jashtë fushave për një kohë të shkurtër. Vendin e tij sonte pritet ta zë transferimi i ri nga Chelsea, Jorginho.
Kujtojmë që skuadra e Arsenalit ka 51 pikë në 21 xhiro, kurse Manchester City në 22 xhiro ka grumbulluar 48 pikë. Ndeshja zhvillohet nga ora 20 e 30./Lajmi.net/




