Pak kohë pas lindjes, aktorja shqiptare mahnit fansat me paraqitjen

Olta duket për mrekulli pas lindjes së djalit.

Gjatë muajit gusht, Olta Gixhari mori epitetin nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë, shkruan lajmi.net.

Aktorja kohë pas kohe tregon publikisht se si lindja e djalit ia ka ndryshuar jetën, ndërsa kohë pas kohe ndan edhe fotografi me Amarin e vogël.

Në fotot e fundit, Olta duket për mrekulli e veshur në fustan të zi, teksa vuri në pah gjoksin me dekolte të hapur.

Aktorja kishte lidhur flokët lart, ndërsa po buzëqeshte para aparatit, ndërsa nuk munguan komentet pozitive nga ndjekësit.