Pak kërkesa për ndryshime në Listën Zgjedhore, partitë kanë kohë deri nesër në mesnatë për listat e kandidatëve

Gjithsej 6.787 qytetarë kanë kryer kontroll në Listën Zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, informojnë nga atje. Afati për kontroll përfundoi në mesnatë, përcjell TV21. Gjatë kontrollit, 11 persona kanë kërkuar regjistrim, ndërsa 199 fshirje të të dhënave, më së shpeshti për shkak të vdekjes. Ndryshim të të dhënave, si adresë apo mbiemër, ka kërkuar 151 qytetar. Shtesë, përmes faqes së internetit të KSHZ-së, kontroll elektronik kanë bërë edhe 19.666 qytetarë. Ndërkohë, afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale skadon nesër në mesnatë.