Pak ditë pasi humbi të atin, Gentian Zenelaj zbulon se është prekur nga Covid-19

Gentian Zenelaj është prekur me Covid-19.

Pasi humbi të atin para pak ditësh, Gentian Zenelaj ka njoftuar se dhe ai është prekur nga koronavirusi.

Aktori përmes një postimi në rrjete sociale, aktori i humorit ka bërë me dije se tashmë është shëruar nga virusi, teksa shpreh mirënjohje të madhe për stafin mjekësor.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shendetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemres. Zoti ju bekoftë”, shkroi Gentiani në mbishkrimin e fotografisë.