Betty White, aktorja më e njohur për rolet në sitcoms The Mary Tyler Moore Show dhe The Golden Girls, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.White vdiq në shtëpinë e saj të premten në mëngjes, vetëm dy javë para se të mbushte 100 vjeç. Agjenti i saj Jeff Witjas i tha revistës People: “Edhe pse Betty ishte gati të mbushte 100 vjeç, mendova se ajo do të jetonte përgjithmonë.” Joe Biden drejtoi homazhet, duke e vlerësuar yllin si një “ikonë kulturore”.White gëzoi një karrierë të shkëlqyer prej më shumë se tetë dekadash, duke marrë tetë çmime Emmy, një Grammy dhe tre Screen Actors Guild Awards. E konsideruar si një pioniere televizive, ajo hapi dyert jo vetëm për veten, por edhe për shumë gra të tjera që ëndërronin të hynin në industrinë e transmetimit.
ShowBiz Pak ditë pa mbushur 100 vjet, ndërron jetë Betty White