Pak ditë më parë u organizua dasëm private, flet për herë të parë Arbana Osmani

Arbana Osmani dhe tashmë bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Itali.

Ata organizuan një ceremoni tejet private, shkruan lajmi.net.

Të ftuar ishin miqtë dhe familjarët e ngushtë, por ata kishin një rregull për të gjithë të ftuarit, asnjë foto në rrjete sociale.

Të gjithë të ftuarit e respektuan privatësinë e tyre duke mos zbuluar as edhe një imazh të vetëm nga ceremonia martesore.

Kur kanë kaluar dy ditë, ende nuk kemi asnjë foto të Arbanës si nuse apo të atmosferës.

Së fundi, ajo ka reaguar në rrjete sociale. Ajo falënderon të gjithë të pranishmit në ceremoni dhe ata që e uruan.

“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësine tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë e pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan Arbana në një postim në “Instastory”, ka shkruar ajo.