Pajisjet e konfiskuara në OVL UÇK mbesin në EULEX

Gjashtë muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL-UÇK-së, as të mërkurën nuk kanë arritur të kthehen pajisjet të cilat janë konfiskuar. Nga këto bastisje ishin arrestuar edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ani pse ishte kërkesë nga vet Prokuroria Speciale, të njëjtit sot nuk kanë qenë të gatshëm të dorëzojnë materialet të cilat ishin marrë.

Avokati i autorizuar, Tomë Gashi tha se kjo ka mundur të ndodhë për shkak se kishin kërkuar raport me shkrim për atë se çfarë kanë gjetur gjatë këtyre muajve.

Gashi i cili kishte shkuar në kompleksin e Eulex-it në Fushë Kosovë, tha se para dy ditëve janë njoftuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë që sot do të dorëzohen pajisjet e konfirmuara gjashtë muaj më parë në zyrat e OVL-UÇK-së.

“Unë kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar mirëpo këta kanë vendosur që të mos na japin pajisjet. Për të cilat kanë kërkuar gjithsesi qe të vijnë gjithsesi sot në orën 10. Unë besoj që mos dhënia e pajisjeve dhe pse ishte kërkesë e këtyre qe të vinim sepse ne nuk i kërkonim. Por pyetja ishte se çfarë kanë gjetur këta dhe ne kërkuam që të na japin një raport lidhur me atë se çfarë kanë gjetur eventualisht në pajisje që janë marrë, konfiskuar me 25 shtator të vitit të kaluar. Kur fatkeqësisht pa kurrfarë arsye është arrestuar Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati”, ka njoftuar Gashi.

Tutje, sipas tij, ata dje kanë kërkuar një raport se çfarë është gjetur nga këto pajisje. Për këtë ai theksoi se ka mundësi që të njëjtit t’ i kenë “ra pishman”.

“Unë besoj që ka qenë një fjali të cilën e kemi publikuar dje ku ne kërkojmë të gjejmë se çfarë ka gjetur në ato pajisje të konfiskuara me 25 shtator të vitit 2020… Është në formë të shkruar që ku e keni, pastaj këta kanë kërkuar që unë të vi pa ushtruesin e detyrës së kryetarit, është autorizimi. Këta na i dhanë një arsyetim shumë të shkurtër që nuk janë të përgatitur të na i kthejnë pajisjet për të cilat na kanë ftuar. Këta i kanë ra pishman, e pse i kanë ra pishman ka qenë një fjali të cilën ne kemi kërkuar që së bashku me kthimin e pajisjeve të cilat i kanë marrë para gjashtë muajve kanë pasur kohë të mjaftueshme që të na japin një raport. Dhe këtu besoj se janë prishur matematikat e Prokurorisë Speciale në Hagë”, ka shtuar ai.

Avokati Tomë Gashi shtoi se oficeri me të cilin ka biseduar ka thënë se do të njoftohen me shkrim se kur do të mund të marrin këto pajisje të cilat ishin konfiskuar. Ndërsa në ora 12:00 OVL UÇK përkitazi me këtë temë do të mbajë konferencë për media/Kosovapress