Barcelona mbetet optimiste për të siguruar një marrëveshje të përhershme për Marcus Rashford këtë verë, pavarësisht qëndrimit të fortë të Manchester United për opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Reprezentuesi anglez, i cili iu bashkua në huazim nga “Old Trafford” verën e kaluar, ka lënë përshtypje në Spanjë nën drejtimin e Hansi Flick, duke ndihmuar Barcelonën në mbrojtjen e titullit në La Liga.
Romano raporton se marrëveshja është “pothuajse e përfunduar” nga ana e lojtarit, me Rashfordin të lumtur në Kataluni dhe klubin të kënaqur me ndikimin e tij.
Megjithatë, Manchester United këmbëngul që tarifa prej 30 milionë eurosh të paguhet e plotë, pa hapësirë për negociata mbi shumën apo strukturën e pagesës të rënë dakord në marrëveshjen fillestare të huazimit.
Barcelona po shqyrton implikimet financiare, përfshirë përshtatjen e pagës së Rashfordit për të përmbushur rregulloret e La Ligas, si dhe kohëzgjatjen e çdo kontrate të re.
Në rast që marrëveshja dështon në fund, Rashford e ka edhe një opsion mjaftë real – pra PSG-në.




