Paga mesatare në gusht 27.535 denarë

Neto paga mesatare mujore për një të punësuar në gusht të këtij viti ka arritur në 27.535 denarë, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistika.

Sipas të dhënave të publikuara, neto rroga është rritur për 9.6 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në sektorët: art, argëtim dhe rekreacion për 20.4 për qind, bujqësi, pylltari dhe peshkim 16,9 për qind dhe aktivitete të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 13.2 për qind.
– Advertisement –

Rritje të neto-pagës të paguar mesatare mujore për një punëtor, krahasuar me muajin paraardhës është regjistruar në sektorët: art, argëtim dhe rekreacion për 18.4 për qind, bujqësi, pylltari dhe peshkim për 9 për qind dhe akomodim dhe aktivitete shërbyese me ushqim 4,7 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, bruto paga mesatare është 41.070 denarë dhe shënon rritje për 10 për qind./MIA