“Padia penale”, Dimitrievski: Keqpërdorim klasik i instrumenteve të pushtetit

Kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski derisa ka komentuar zërat për një padi penale eventuale ndaj tij ka theksuar se bëhet fjalë për keqpërdorim të pushtetit, megjithatë shton se drejtësia dhe e drejta fitojnë gjithmonë.

“Keqpërdorim klasik i instrumenteve të pushtetit. Një procedurë legjitime me profesionistë të pavarur, do ta dëshmoj të vërtetën. Jam mësuar të luftoj. Edhe më tej, me intensitet të njëjtë bashkë me bashkëmendimtarët do të vazhdoj betejën. Në të kaluarën kam luftuar regjimin. Mos vallë është në sipërfaqe diçka e ngjashme. Prioritet i imi në këto momente është lufta kundër epidemisë dhe shëndeti i qytetarëve. Drejtësia dhe e drejta fiton gjithmonë!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.